Dërgesa
Dërgesat në Kosovë
PrintX dërgon porosi brenda Kosovës. Afati i zakonshëm nga porosia deri te dorëzimi është 1–2 ditë pune, duke përfshirë përgatitjen e produkteve të personalizuara. Nëse parashikojmë një vonesë, të njoftojmë.
- 2 € për porosi me vlerë deri në 12 €.
- Falas për porosi me vlerë mbi 12 €.
Tarifa e dërgesës shfaqet para se ta konfirmosh porosinë. Pagesa bëhet në euro kur e merr produktin.
Shkruaj adresën e plotë dhe një numër telefoni ku mund të të kontaktojë posta. Në shportë mund të lësh udhëzime shtesë për dorëzimin, si hyrja, kati ose një pikë orientimi.
Për të korrigjuar adresën ose për të pyetur për një dërgesë, na shkruaj në info@printxks.com ose na telefono në 049 905 661. Trego numrin e porosisë që ta gjejmë më shpejt.